Secondary Adv

Rreth 10 km marshim, nis eksodi i 1 milione palestinezeve ne Gaza

Dita e shtatë e luftës midis Hamasit dhe Izraelit i ka gjetur palestinezët duke lënë shtëpitë e tyre.

 

Mbi 1 milionë palestinezë në Gaza kanë nisur të largohen, pas urdhërit të ushtrisë izraelite që të shkojnë në jug të enklavës brenda 24 orëve për sigurinë e tyre, pasi do të nisnin një sulm ndaj Hamasit.

 

Është një marshim prej të paktën 10 kilometrash, i ndërmarrë nga familje të tëra. Ata që nuk kanë mjete transporti vazhdojnë në këmbë me bagazhet e tyre.

 

Mjekët dhe pacientët do të mbeten në zonën e rrezikut, në mungesë të ambulancave dhe zgjidhjeve adekuate për shtrimin në spital të të sëmurëve më të rëndë.

 

Hamasi i bëri thirrje popullatës që të mos lëvizte, duke e cilësuar njoftimin e ushtrisë izraelite “propagandë”. OKB-ja ka kërkuar që të hiqet urdhri i evakuimit duke thënë se evakuiimi mund të shkaktonte një katastrofë humanitare.

 

 

Vetëm gjatë natës, 750 objektiva të Hamasit u bombarduan nga Izraeli. Sipas raportimeve, të paktën 1,537 palestinezë janë vrarë deri më tani, duke përfshirë 500 fëmijë ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur./Burimi: abcnews.al 


Më të lexuarat