Secondary Adv

Rritja ekonomike, FMN nuk ndryshon parashikimin per Shqiperine

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi parashikimin e fundit rajonal për rajonin e Europës Qendrore, Lindore dhe Jug-lindore, në të cilin bën pjesë edhe vendi ynë.

 

Institucioni ruan kështu të njëjtin projeksion për rritjen ekonomike të vendit tonë në 3.4% gjatë vitit aktual, ashtu siç projektonte në muajin nëntor të vitit të kaluar. Projeksioni është i njëjtë me atë të qeverisë shqiptare por më i lartë se projeksioni më i fundit i Bankës së Shqipërisë, që pak ditë më parë fliste për një normë rritje pranë 3% të ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti.Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria paraqitet në pozita të favorshme dhe mbi mesataren e rajonit. Edhe për Kosovën Fondi Monetar projekton një normë rritje të ekonomisë prej 3.4% përgjatë këtij viti.

 

Fondi Monetar Ndërkombëtar nga ana tjetër flet për një normë rritje të ekonomisë shqiptare pranë 3.8% përgjatë vitit të ardhshëm. Raporti tregon gjithashtu se konsumi privat do të rritet me 3.4% gjatë vitit aktual për të zbritur në 1.5% gjatë vitit të ardhshëm, në një kohë që evidentohet në një rënie me 0.6% gjatë vitit të kaluar.Për sa i përket eksporteve, institucioni projekton një rënie me 0.1 pikë përqindje gjatë këtij viti, nga 1,2% rritje që projektonte në raportin e mëparshëm. Inflacioni ndërkohë projektohet në 1.9% për gjatë vitit 2016, për tu ngjitur në 2.5% përgjatë vitit të ardhshëm.


Më të lexuarat