Secondary Adv

Rriten me 2 dollare cmimet e naftes ne tregjet globale

Çmimet e naftës u rritën me 2 dollarë të premten pasi SHBA shtrëngoi masat e sanksioneve kundër eksporteve ruse të naftës së papërpunuar.

 

Ky vendim ka ngritur shqetësime për furnizimin në një treg tashmë të shtrënguar dhe stoku global parashikohet në rënie gjatë tremujorit të fundit të vitit. Kontratat e naftës bruto Brent u rritën me 1.96$, ose 2.28%, në 87.96 dollarë për fuçi.

 

Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor (WTI) u shtua me 1,98 dollarë ose 2,39% në 84,89 dollarë për fuçi. Të dy produktet arritën më parë fitime prej 2 dollarësh. Pasi të dy kontratat u rritën të hënën, Brent arriti një fitim javor prej gati 4%, ndërsa WTI me mbi 2.5%.

 

Rritja u nxit nga pritshmëritë për ndërprerje në eksportet e Lindjes së Mesme pas sulmit të grupit militant palestinez Hamas ndaj Izraelit në fundjavë, duke kërcënuar një zgjerim të mëtejshëm të konfliktit.

 

“Është e mundur që një rrezik i madh gjeopolitik mund të nxisë çmimet e naftës për një periudhë afatshkurtër,” tha Kelvin Wong, analist i lartë i tregjeve në OANDA. Tregu ishte më i shqetësuar për kufizimet e furnizimit nga Lindja e Mesme dhe Rusia, tha Wong.

 

Të enjten, SHBA vendosi sanksionet e para ndaj pronarëve të cisternave që transportonin naftë ruse me çmim mbi kufirin e çmimit të G7 prej 60 dollarë për fuçi, për të ndëshkuar Moskën për pushtimin e saj në Ukrainë.

 

Rusia është prodhuesi i dytë më i madh i naftës në botë dhe një eksportues i madh, një kontrolli më i rreptë i SHBA-së për dërgesat e saj mund të kufizojë furnizimin.

 

Sipas Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet pasi ekonomia botërore po tregon shenja elasticiteti deri më tani dhe Kina, importuesi më i madh i naftës, do të vazhdojë të kërkojë më shumë.

 

“Në tregun e naftës së papërpunuar, çështjet e ofertës mbetet ende në fokus,” tha Daniel Hynes, strateg i lartë i mallrave në ANZ, duke shtuar se çmimet u rritën të premten për shkak të sanksioneve më të forta të SHBA.

 

OPEC tha gjithashtu se rezervat e naftës së papërpunuar do të bien me 3 milionë fuçi në ditë këtë tremujor. Kjo nëse konflikti Izrael-Hamas do të shkaktojë ndërprerje të mëtejshme të furnizimit,” tha Hynes.

 

Të dhënat e publikuara të premten treguan se importet e naftës së papërpunuar nga Kina po bien nga muaji në muaj, gjë që po ndikon në çmimet e naftës.

 

Burimi: Reuters/Monitor https://www.monitor.al/cmimet-e-naftes-rriten-me-2-ne-tregjet-globale-pas-sanksioneve-te-shba-se-parashikimet-e-rezervave-rrisin-shqetesimet-per-furnizimin/


Më të lexuarat