Serish sulme kibernetike, Rusia sulmon faqen e SHISH
Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe atë të Gardës së Republikës së Shqipërisë.
Cyber Army of Russia njofton se ka sulmuar faqet e disa instituicioneve shqiptare.
Shënjestër e hakerave është bërë faqja e Shërbimit Informativ Shqiptar, duke sjellë vështirësi në aksesimin e saj.
Në një postim në gjuhën ruse në kanalet e tyre, këta hakera kanë bërë thirrje për vijimin e sulmeve ndaj faqeve të institucioneve shqiptare.
Në një postim në gjuhën ruse në kanalet e tyre, hakerat bëjnë thirrje për vijimin e sulmeve ndaj faqeve të institucioneve shqiptare.
Së fundmi është sulmuar webfaqja e Shërbimit Informativ Shtetëror, ndërsa mësohet se sistemi i brendshëm është funksional.
Mësohet se faqja web e SHISH është sulmuar mëngjesin e sotëm nga një grup hackerash, por kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web.
Konfirmohet se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH./Burimi: Ora News