Secondary Adv

Rritet bilanci i humbjeve pas sulmeve, rreth 2000 viktima ne Gaza

Çdo ditë e më shumë bilanci i humbjeve në të dyja anët, në Palestinë dhe Izrael po thellohet.

 

Të paktën 1,900 njerëz në Gaza janë vrarë në sulmet e kryera si hakmarrje për vrasjen e 1,300 izraelitëve në sulmet e befasishme nga persona të armatosur të Hamasit një javë më parë.

 

Ndërkohë që Izraeli ka bërë thirrje që banorët të largohen nga Gaza, pasi do të ndërmarrë një tjetër sulm të fuqishëm, deri në eliminimin e terroristit të fundit të Hamasit.

 

Mijëra palestinezë iu drejtuan jugut një ditë pasi ushtria izraelite paralajmëroi për një sulm të fuqishëm në veri të Gazës.

 

Para urdhrit të evakuimit, më shumë se 400,000 palestinezë ishin zhvendosur brenda vendit për shkak të luftës.

 

Izraelitët nisën një bastisjen Gaza dhe deri më tani raportohet për rreth 2000 të vrarë, qëllimi i tyre është të eliminojnë terroristët dhe bazat e tyre në këtë zonë.

 

Ushtria izraelite raporton se ka indicie për gjetjen e 120 izraelitëve të marrë peng nga militantët e Hamasit. 

 

Po ashtu janë bombarduar pozicionet e Hezbollahut në Liban. Arabia Saudite dhe Kuvajti "kategorikisht" refuzojnë të evakuojnë civilët.

 

Ndërkohë mediat e huaja raportojnë se SHBA avionët luftarakë amerikanë F-15 kanë mbërritur në Lindjen e Mesme, si pjesë e përpjekjeve të SHBA për të "forcuar pozicionin e saj dhe për të përmirësuar operacionet ajrore në të gjithë rajonin pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit"./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat