Secondary Adv

Charles Michel: Te dyja palet duhet te jene gati per zgjerim deri ne 2030

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, theksoi rëndësinë e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturën e Bashkimit Europian.

 

Ai nënvizoi se zgjerimi është një investim në paqe dhe prosperitetin e BE-së dhe se të dyja palët duhet të jenë gati deri në vitin 2023. “Unë bëra pyetjen, a është e kënaqur BE vetëm me menaxhimin e krizave apo duam të krijojmë të ardhmen.

 

Zgjerimi është pjesë e kësaj të fundit, pasi është investim në begatinë e BE-së dhe anëtarëve të ardhshëm. Ky proces nxit bashkëpunimiin mes partnerëve tanë.

 

Rrugëtimi juaj ka nisur 20 vite më parë dhe ka qenë rrugë e ngadaltë dhe zhgënjyese për ju dhe ne, por tani është koha për të arritur premisën tonë dhe për të realizuar këtë premtim.

 

Afati ynë është hasur me skepticizëm në rajonin tuaj, sepse keni pritur shumë, dhe di që e keni krahasuar zgjerimin me një nuse, dhëndri i së cilës nuk vjen në dasmë, por ne po e përgatisim këtë dasmë.

 

Por tani, besoj që duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030 për t’u zgjeruar. Lufta në Ukrainë e ka përqendruar vëmendjen tonë te zgjerimi.

 

Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Kjo do të jetë fryma për këtë samit. Qytetarët tanë duan një të ardhme më të ndritshme. Ne mund të bëjmë ndryshimin, mund ta bëjmë realitet së bashku”.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/presidenti-i-keshillit-europian-charles-michel-te-dyja-palet-duhet-te-jene-gati-per-zgjerim-deri-ne-vitin-2030/


Më të lexuarat