Secondary Adv

Zgjedhjet lokale, Mitsotakis humb Athinen e Selanikun

Edhe pse vetëm disa muaj më parë arriti të sigurojë një fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare, kryeministri grek, Kiriakos Mitsotakis nuk pati të njëjtin “sukses” në ato vendore.

 

“Demokracia e re” pësoi një disfatë të rëndë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokalet që u zhvilluan të dielën. Partia e kreut të qeverisë ka humbur bashkitë e Athinës dhe Selanikut, dy më të mëdhatë e vendit.

 

Për bashkinë e Athinës, fitues është shpallur Haris Dukas i mbështetur nga PASOK. Ai ka marrë rreth 55.9% të votave kundrejt 44.01% të kryebashkiakut aktual, Kostas Bakojanis i “Demokracisë së re”. 

 

Në Selanik, fitues me 67% të votave u shpall Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur, por i mbështetur nga PASOK. Ai mundi Konstantinos Zervas, të mbështetur nga qeveria.

 

Kryeministri grek pranoi mënjeherë humbjen duke u zotuar se do të bashkëpunojë me kryetarët e bashkisë pavarësisht partisë që ata përfaqësojnë.

 

“Dua të përgëzoj të gjithë drejtuesit dhe kryetarët e bashkive që u zgjodhën dhe t’i siguroj se është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta. Presim një bashkëpunim të frytshëm dhe produktiv”.

 

Për këtë rezultat mitsotakis deklaroi se ka ndikuar edhe pjesëmarrja e ulët të votuesve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat