Secondary Adv

3-fishohet taksa per truallin e bizneseve, detyrimi sipas vleres se tokes

Çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi do ti nënshtrohet formulës së re të taksimit referuar draftligjit. 

 

Por sa do të taksohet kjo kategori? SCAN TV ka siguruar shembujt e marrë nga Ministria e Financave, të një barre tipike tatimore për një taksapagues duke supozuar aplikimin e shkallës më të ulët të taksës për atë kategori.

 

Konkretisht, duke marrë si shembull Bashkinë Tiranë, për kategorinë truall për biznes, me sipërfaqe 1 mijë m2, niveli aktual i taksës është 20 lekë m2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 20 mijë lekë.

 

Marrë në konsideratë çmimin 42.475 lekë/m2, vlera e taksueshme është 42.475.000 lekë, me shkallën e taksës së propozuar në 0.15 %,detyrimi për tu paguar rezulton 63.712 lekë.

 

Financat kanë marrë si shembull edhe bashkinë Vlorë për kategorinë truall/biznes, me sipërfaqe 1 mijë m2, niveli aktual i taksës është 20 lekëm2 në vit, taksa që paguhet aktualisht është 20 mijë lekë.

 

Marrë në konsideratë çmimin 30.000 lekë/m2, vlera e taksueshme është 30.000.000 lekë, me shkallën e taksës së propozuar në 0.15 %,detyrimi për tu paguar rezulton 45.000 lekë.

 

E thënë ndryshe, sa më e lartë të jetë vlera e tokës ku ndërtohet një ambient për arsye biznesi, aq më shumë do të paguajnë qytetarët. Baza e taksës për truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit.

 

Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit, poseduesi i truallit bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet parcela ndërtimore./Burimi: SCAN


Më të lexuarat