Secondary Adv

Borrell: Mbrojtja e Izraelit duhet te kete kufij, denojme sulmet ndaj palestinezeve

Përfaqësuesi i lartë i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian theksoi se e drejta për mbrojtje nga Izraeli duht të ketë kufi.

 

“Izraeli ka të drejtë të mbrohet, si çdo vend që sulmohet në atë mënyrë, por ne jemi të gjithë të bashkuar duke thënë se e drejta për mbrojtje ka kufij, në këtë rast të sanksionuar nga e drejta ndërkombëtare humanitare”, tha ai.

 

"Ne duhet të dënojmë sulmet terroriste kundër Izraelit, por edhe sulmet kundër civilëve palestinezë", shtoi ai. "Ne nuk mund t'i bëjmë të gjithë banorët e Gazës përgjegjës për Hamasin.

 

Për ne, Hamasi është një organizatë terroriste që nuk ka dashur kurrë paqe, por vetëm shkatërrim", përsëriti Borrell./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat