DPSHTRR: Rreth 144 milione leke te ardhura nga targat e vecanta
Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi targat e ofruara për periudhën Janar – Shtator 2023.
Sipas të dhënave të publikuara gjatë kësaj periudhe qytetarët kanë marr si shërbim:
3,270 Targa me Përzgjedhje Janar-Shtator 2023
576 Targa të Personalizuara që shëtisin mbarë vendin
1,719 Targa Souvenir Janar-Shtator 2023
DPSHTRR bën me dije se 143,980,916 ALL kanë qënë të ardhurat nga shërbimet risi mbi targat! “Të ardhurat do të shkojnë për përballimin e atyre shërbimeve jetike për qytetarët/subjektet që DPSHTRR prej vitesh ndihmon t’u ulen kostot dhe tarifat,
për modernizimin e sistemeve dhe infrastrukturës së shërbimeve të transportit rrugor, për projektet edukuese mbi trafikun dhe sigurinë rrugore, për aktivitetet Retro dhe eventet ndërgjegjësuese, për nisma përgjegjësie sociale e solidariteti,
për financimin e reformave sektoriale, për programet e investimeve publike nga Automotorizimi Shqiptar dhe rritjen e kapaciteteve të entit”, njofton Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor./Burimi: SCAN