Rritet nafta ne bursa, shkak konflikti mes Izraelit dhe Hamasit
Nafta është rritur ndjeshëm në sesionin e sotëm, me mbi 3%, për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Një sulm në një spital në Gaza shkaktoi mbi 500 viktima, duke shtuar shqetësimet për çrregullimin e furnizimit të tregut. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 92.5 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89.5 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat po qëndrojnë në nivelin më të lartë në dy javët e fundit. Tregjet janë faktorizuar në primet e rrezikut, pasi qindra palestinezë u vranë në një shpërthim në një spital të Gazës të martën, për të cilin zyrtarët izraelitë dhe palestinezë fajësuan njëri-tjetrin.
Pas kësaj ngjarje, Jordania anuloi një samit që do të priste Presidentin e SHBA, Joe Biden dhe udhëheqësit egjiptianë dhe palestinezë. Biden mbërriti në Izrael të mërkurën, duke filluar një vizitë për t’u konsultuar mbi luftën spirale të Gazës.
Analistët shprehen se nëse do të ketë një pushtim të gjatë të Gazës, nafta Brent mund të rritet në mbi 100 dollarë për fuçi, sepse rrit rrezikun që konflikti mes Izraelit dhe Hamasit të zgjerohet edhe në vendet e tjera të rajonit dhe të përfshijë drejtpërdrejt Iranin.
Përveç tensioneve gjeopolitike, çmimet janë mbështetur edhe nga të dhënat në SHBA, që treguan se rezervat e naftës ranë me 4.4 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, ndërsa analistët parashikonin një rënie prej 300 mijë fuçi.
Megjithatë, tregjet po presin të dhënat zyrtare, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme. Edhe zgjerimi i ekonomisë kineze me 4.9% në tremujorin e tretë të vitit ka ofruar një mbështetje për çmimet./Burimi: Scan