Secondary Adv

Hidrocentral i ri ne Devoll, miratohet shtesa e kontrates, 900 mln euro investim

Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar shtesën e katërt të kontratës koncesionare për optimizimin e shfrytëzimit hidrologjik të lumit Devoll.

 

Ky ndryshim kontrate i hap rrugë kryerjes së studimeve shtesë nga shoqëria “Devoll Hydropower”, për ndërtimin e një ujëmbledhësi me stacion pompimi, në pjesën e sipërme të lumit Devoll (“RP Moglica Shtesë”).

 

Vlera paraprake e investimit, në rast të finalizimit të projektit, vlerësohet në rreth 900 mln euro. Kaskada e Devollit përbëhet nga hidrocentralet e Banjës dhe Moglicës, që tashmë kanë hyrë në prodhim.

 

Kontrata fillestare për ndërtimin e tyre u firmos në vitin 2008, ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ka pësuar 3 shtesa në vitet 2010, 2013 dhe 2015./Burimi: SCAN


Më të lexuarat