Secondary Adv

Paralajmerimi i OKB: Ekziston rreziku i zgjerimit te konfliktit Izrael-Hamas

Koordinatori special i OKB për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, deklaroi se rreziku për zgjerimin e konfiktit mes Izraelit dhe Hamasit është real dhe shumë i rrezikshëm.

 

“Kam frikë se jemi në prag të një humnere të thellë dhe të rrezikshme që mund të ndryshojë trajektoren e konfliktit izraelito-palestinez, nëse jo Lindjen e Mesme në tërësi”, deklaroi Tor Wennesland, drejtuar Këshillit të Sigurimit.

 

"Rreziku i një zgjerimi të këtij konflikti është real, shumë shumë real dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm, shtoi ai. Që nga shpërthimi i armiqësive aktuale, ka qenë prioriteti im kryesor të punoj për të zvogëluar këtë kërcënim ekzistencial", tha ai./Burimi; Shqiptarja.com


Më të lexuarat