Secondary Adv

Rriten me 56 per qind net-qendrimet e te huajve gjate gushtit

Muaji gusht ka shënuar ecurinë më të mirë historike të turizmit deri tani.

 

Të dhënat e fundit të INSTAT flasin për një rritje të ndjeshme si të vizitorëve në strukturat turisike ashtu dhe të net-qëndrimeve në strukturat turistike.

 

Zonat e Durrësit, Lezhës e Shkodrës rezultojnë që kanë mbajtur peshën më të lartë të vizitorëve të huaj dhe rritjen më të lartë gjithashtu.

 

Ato kanë pritur gati 41% të net-qëndrimeve të turistëve, përkundrejt 31% në qendrës (Tiranë e Elbasan) dhe 29% në jug (Berat; Fier; Gjirokastër; Korçë; Vlorë). Edhe net-qëndrimet e të huajve në Durrës Lezhë e Shkodër, pothuajse janë dyfishuar, ndërsa në jug e qendër rritja ishte rreth 40%.

 

Sipas INSTAT, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 64,4 %, në krahasim me Gusht 2022, ku ai i rezidentëve u rrit me 65.6% dhe i jo-rezidentëve me 63.7%.

 

Në të njëjtën linjë kanë ecur dhe net-qëndrimet në strukturat akomoduese. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 %, në krahasim me Gusht 2022.

 

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

– numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 64,5 %;

– numri i net-qëndrimeve nga jorezidentë është rritur me 55,7 %. 

 

Rritje e vizitorëve dhe net-qëndrimeve

Gjatë muajit Gusht 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 64,4 %, krahasuar me Gusht 2022.

 

Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me dy herë. Sipas INSTAT, në rajonin e veriut përfshihen Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër, ku efektin kryesor duket se e kanë dhënë zonat e Durrësit Shëngjinit e Velipojës.

 

Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 77,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 58,2%.

 

Edhe për net-qëndrimet kryesor rajoni i veriut. Sipas INSTAT, Gjatë muajit Gusht 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 58,5 % në krahasim me muajin gusht 2022.

 

Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 91,2%.

 

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 52,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 54,7 %. 

 

1 milion net-qëndrime të të huajve në gusht, kryesojnë Durrësi, Shëngjini e Velipoja, më dobët Jugu

Numri i net-qëndrimeve të të huajve ishte pak mbi 1 milion në gusht, pjesa më e madhe e të cilëve (40%) ishin në rajonin e veriut, që shënoi dhe rritjen më të madhe me 92%, në 410 mijë net-qëndrime.

 

I dyti ishte rajoni i qendrës (Elbasan;Tiranë), me 30% të totalit, ose 308 mijë net-qëndrime. Në krahasim me gushtin e një viti më parë, rritja është 37%.

 

I treti ishte Jugu (Berat; Fier; Gjirokastër; Korçë; Vlorë), me 29% të totalit. Gjithsej u shënuan 295 net-qëndrime me një rritje prej gati 40%.

 

Rritet norma neto e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

 

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 55,3%, kundrejt 44,3 % që ishte në muajin gusht 2022.

 

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 64,9%, kundrejt 45,8% që ishte në muajin gusht 2022.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/bumi-turistik-i-gushtit-net-qendrimet-e-te-huajve-rriten-me-56-gati-dyfish-ne-durres-shengjin-e-velipoje-jugu-me-dobet/


Më të lexuarat