Secondary Adv

Ulet serish cmimi i naftes ne bursat nderkombetare

Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, duke rënë me mbi 1.5%, pasi SHBA ka lehtësuar sanksionet ndaj Venezuelës, duke lejuar më shumë naftë në tregje.

 

Por, frika se sulmet e ushtrisë së Izraelit në Gaza mund të shkaktojnë një konflikt më të gjerë në rajon, kanë kufizuar humbjet.

 

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 90 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 87 dollarë për fuçi.

 

Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar një licencë gjashtëmujore që autorizon transaksione në sektorin energjetik të Venezuelës, që është një vend anëtar i OPEC, pasi u arrit një marrëveshje midis qeverisë së Venezuelës dhe opozitës politike për të siguruar zgjedhje të ndershme në vitin 2024.

 

Marrëveshja nuk pritet të rrisë menjëherë prodhimin e naftës të Venezuelës, por mund të rrisë fitimet duke rikthyer disa kompani të huaja në vend dhe duke ofruar naftën e saj të papërpunuar për një grup më të gjerë klientësh.

 

Nafta u rrit me rreth 2% në sesionin e kaluar, për shkak të shqetësimeve rreth çrregullimit të furnizimit global pasi Irani bëri thirrje për një embargo të naftës ndaj Izraelit.

 

Çmimet u mbështetën edhe nga të dhënat në SHBA, që treguan se rezervat ranë me një hap më të shpejtë se parashikimet e analistëve./Burimi: SCAN


Më të lexuarat