Secondary Adv

Hapet tenderi, 1.8 mln euro per Qendren e re Multifunksionale ne Tirane

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive Tiranë parashikon ndërtimin e një Qendre të re Multifunksionale “Kampusi i Aftësive” në terrenin ku ndodhet godina e vjetër e saj sot.

 

Një procedurë e hapur një ditë më parë parashikon një fond limit prej rreth 197 milionë lekë apo 1.8 milionë euro për ndërtimin e një objekti tërësisht të ri.

 

“Në aspektin e organizimit funksional, qendra gravitacionale e gjithë kompozimit të godinës së re është holli i madh, i konceptuar në pjesën veriperëndimore të strukturës së propozuar.

 

Në këtë pjesë, e cila synohet të jetë dhe hapësira me e frekuentuar, është realizuar ndërthurja e komunikimit horizontal dhe vertikal të godinës se re të projektuar.

 

Sapo hyn në godinë, vizitori apo përdoruesi gjendet në hollin qendror, i cili disponon një hapësire të gjerë dhe të bollshme, e cila është kombinuar nga ana arkitektonike me kompozimin e rampës ngjitëse për në katin e parë si dhe me rampën zbritëse për në katin nëntokësor.

 

Rampa zbritëse për në katin nëntokësor është konceptuar mjaft e gjerë, dhe që përbehet nga dy pjese; shkallët normale si dhe një platforme e gjerë shkallësh në formë ndenjësesh, e cila do të funksionoje si një hapësire pushimi, komunikimi apo leximi për studentët.

 

Kompozimi i kësaj strukture lidhet në mënyrë thelbësore me propozimin për akomodimin e bibliotekës së Qendrës në katin nëntokësor” thuhet në relacionin aktitektonik të projektit të ri.

 

Arsyeja e ndërtimit të një godine të re sipas dokumenteve të procedurës ka të bëjë me degradimin e godinës ekzistuese. Kështu nënvizohet se vihet re degradimi mureve dhe strukturës së çatisë, e cila ka qene shpesh subjekt riparimesh për shkak të dëmtimeve nga uji i shiut.

 

Po kështu struktura e objektit nuk ka asnjë shtrese të jashtme apo të brendshme, të instaluar në funksion të eficiencës së energjisë.

 

Objekti është mjaft i vjetër, i ndërtuar me një teknologji të thjeshtë me mure mbajtëse tulle, të suvatuara nga jashtë dhe çati me strukturë druri dhe mbulesë me tjegulla. Struktura e çatisë është mjaft e vjetruar, dhe mund të përbëjë edhe rrezik për sigurinë e përdoruesve të godinës.

 

Burimi; Monitor https://www.monitor.al/kampusi-i-aftesive-1-8-milione-euro-per-qendren-e-re-multifunksionale-ne-tirane/


Më të lexuarat