Secondary Adv

Izraeli terheq diplomatet nga Turqia

Izraeli ka tërhequr diplomatët e tij nga Turqia si një masë paraprake sigurie, i tha AFP të enjten një burim i afërt me shtetin hebre që tashmë i ka këshilluar qytetarët të largohen.

 

“Është një masë e përkohshme, e cila duhet të jetë afatshkurtër,” tha burimi, i cili nuk pranoi të citohet me emër, shkruan The Times of Israel.

 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të martën vonë u bëri thirrje të gjithë izraelitëve në Turqi që të largohen “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Të mërkurën, konsullata e saj në Stamboll tha se ishte për sigurinë e tyre duke pasur parasysh kërcënimet terroriste në rritje kundër izraelitëve jashtë vendit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat