Secondary Adv

Bizneset marrin kredi per investime, bankat mbeshtesin huate

Ekonomia shqiptare është mbështetur me kredi gjatë periudhës janar-shtator.

 

Kërkesa për hua  e bizneseve mbetet e lartë, pavarësisht faktit se mbeten të pranishëm disa faktorë që dekurajojnë kërkesën për kredi, të tilla si ambienti i normave të larta të interesit.

 

Banka e Shqipërisë raporton se  shtimi i kërkesës për kredi u raportua veçanërisht për financimin e investimeve. Biznesi i madh mbetet udhëheqësi kryesor në këtë drejtim.

 

Përmirësimi i besimit të biznesit, si edhe perspektiva e pritur në disa sektorë të veçantë të ekonomisë, ndër të tjera, kanë shtyrë kryesisht bizneset e mëdha të zgjerojnë më tej kapacitetet e tyre prodhuese.

 

Ndërkohë nga ana tjetër edhe shkalla e miratimit të kredive për bizneset u raportua më e lartë në tremujorin e tretë dhe   u mbështet nga statusi i kredive aktuale, si edhe nga shtimi i kursimeve nga ana e bizneseve.

 

Gjatë tremujorit të tretë bankat janë shprehur optimiste për situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të, duke e listuar atë si faktor mbështetës për kushtet e ofertës së kredisë në këtë segment.

 

Bankat e nivelit të dytë ndoqën politika lehtësuese edhe  për kreditimin e individëve pasi  lehtësuan standardet e kreditimit, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe ato konsumatore, të nxitura kryesisht nga një ambient me konkurrueshmëri të lartë.

 

Megjithatë në momentin e aprovimit huaja për individët u raportua në rënie dhe u nxit kryesisht nga faktorët që refle ktojnë historikun e  kreditit për individët.   Gjatë muajit gusht.

 

Vlera e kredisë për ekonominë arriti në 724.6 miliardë lekë, me një rritje prej 20 miliardë lekësh krahasuar me korrikun.  Ndërsa  me bazë vjetore, kredia i është rikthyer rritjes pozitive, me 1.9% më shumë.

 

Vlera e kreditimit ne total

Gusht  2023       724,6 miliarde leke

Korrik 2023         704.5 miliarde leke./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat