Secondary Adv

Databaze per konsumet energjetike, hapet tenderi 32 milione leke

Ndërtimi i databazës për konsumet energjetike në gjithë sektorët dhe mbikqyrja 3-vjeçare pritet të kushtojnë rreth 32 mln lekë.

 

Agjencia për Eficiencën e Energjisë ka hapur tenderin për kompaninë që do të kryejë shërbimin, ndërkohë që në dokumentet shoqëruese evidentohet se aktualisht mungon sistemi zyrtar i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave energjetike, në veçanti ai për të dhënat e konsumit të energjisë.

 

Si rrjedhojë, hasen vështirësi evidente në hartimin dhe monitorimin e të gjitha planeve të Eficiencës së Energjisë, Burimeve të Rinovueshme të Energjisë, Strategjisë së Energjisë,

 

Planeve kombëtare dhe vendore për Energjinë dhe Klimën si dhe për monitorimin e targeteve të reduktimit të emetimeve të dioksidit të karbonit, bazuar në kërkesat e BE-së dhe Marrëveshjes së Klimës në Paris.

 

Po ashtu, në dokumente specifikohet se deri tani Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hartuar bilancet e energjisë bazuar në aktivitete të realizuara nga AKBN, INSTAT, KESH, OST, OSHEE, ERE, dhe ALBPETROL.

 

Por këto parashikime dhe bilance energjetike janë përgatitur duke përdorur metodën ‘nga lart-poshtë’ meqë është e pamundur që të dhënat e nevojshme të grumbullohen në përputhje me metodën “poshtë-lart”.

 

Po ashtu, për theksohet se për realizimin e bilanceve energjetike nga MIE, Agjencia për Eficiencën e Energjisë duhet të llogarisë konsumet energjetike të gjithë sektorëve bazuar në survejimet energjetike, dhe të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha institucionet e sipërpërmenduara.

 

Ndërkaq, ngritja e databazës, sipas Agjencisë do të mundësojë përgatitjen e bilancit energjetik plotësisht sipas standardeve të Eurostatit, parashikimeve të nevojave për energji dhe bilanceve bashkiake të energjisë jo vetëm plotësisht në përputhje me normat e EUROSTAT-it.

 

Po ashtu, të dhënat do i shërbejnë edhe planifikimit të zhvillimit të energjisë dhe klimës në nivel kombëtar dhe bashkiak./Burimi: SCAN


Më të lexuarat