Secondary Adv

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit, hyn ne Gaza karvani i dyte i ndihmave

Karvani i dytë i ndihmës ka hyrë në Gaza nëpërmjet Egjiptit, sipas CNN.

 

Të paktën 34 kamionë që importonin ushqime, ujë, barna dhe furnizime mjekësore udhëtuan gjithashtu nga Egjipti në Gaza përmes vendkalimit gjatë fundjavës që lamë pas.

 

Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut paralajmëruan se nuk ka arritur ndihma e mjaftueshme në enklavën palestineze, ku bombardimet e vazhdueshme dhe rrethimi i plotë i Izraelit kanë vënë më shumë se 2 milionë civilë në rrezik nga dehidrimi i rëndë dhe uria.

 

Që prej datës 7 tetor, që përkon me sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit, kanë humbur jetën me mijëra njerëz./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat