Secondary Adv

Rreziku per recesionin ne Eurozone eshte i pashmangshem

Shenja të reja të recesionit po bëhen gjithnjë e më të dukshme nga aktiviteti i sektorit privat të Eurozonës, i cili u tkur edhe më shumë në tetor.

 

Indeksi i përbërë i Menaxherëve të Blerjeve (PMI) nga S&P Global për eurozonën ra në 46.5%, shumë nën pikën prej 50% që tregon një recesion.

 

“Gjërat po shkojnë gjithnjë e më keq në Eurozonë,” sipas Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në bankën tregtare të Hamburgut. “Nuk do të habiteshim të shihnim një recesion të lehtë në Eurozonë në gjysmën e dytë të vitit”, shtoi ai.

 

Sfidat për ekonominë e bllokut janë të shumta, ku më të mëdhatë janë normat e larta të interesit, kostot e energjisë dhe sigurisht zhvillimet në Lindjen e Mesme.

 

Javën e ardhshme do të publikohen të dhënat e PBB-së së Eurozonës në tremujorin e tretë, e cila pritet të tregojë një tkurrje prej 0.1%. Dy ekonomitë më të mëdha të bllokut kanë treguar shenja tkurrjeje edhe për një muaj tjetër.

 

Sipas S&P Global, ekonomia gjermane duket se po shkon drejt recesionit në vitin 2023. “Gjermania e nis tremujorin e fundit të vitit jo aq mirë.

 

Prodhimi vazhdon të bjerë me një ritëm të shpejtë dhe aktiviteti në sektorin e shërbimeve, i cili u rrit muajin e kaluar, është kthyer në vijën e kuqe,” tha De la Rubia.

 

Në Francë, aktiviteti në sektorin e prodhimit u tkurr me ritme më të shpejta për shkak të kërkesës së dobët dhe indeksit të pritjeve, i cili ra në nivelin më të ulët në të paktën tre vjet./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat