Secondary Adv

Godina te reja ne qytet studenti, perurohen 4 konvikte pas rikonstruksionit

Kater konvikte te reja jane peruruar ne qytetin studenti ne Tirane.

 

Godinat jane rikonstruktuar tortalisht dhe tashme jane gati per te pritur studentet. Ato janë rikonstruktuar totalisht dhe kanë hapur dyert për 600 studentë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mori pjesë në përurimin e  tyre.

 

“Me Kartën e Studentit jo vetëm që abonenë janë falas, por edhe gjysma e pagesës së konviktit bëhet nga Bashkia e Tiranës. Kostoja për një muaj është 55 mijë lekë të vjetra, ose 1 mijë e 500 lekë dita.

 

Me këtë çmim nuk gjen as një hostel, por ndërkohë duke filluar nga energjia, te pastrimi, te detergjentet e çdo gjë tjetër, paguhet nga bashkia.” Puna tha Veliaj nuk ndalet me  konviktet 20-21 dhe 22-23 në “Qytetin Studenti”.

 

Një prej projekteve që do të nisë është  Kolegji i Europës. “Së shpejti nxjerrim urdhërin për transferimin e terminalit nga parkingu i “Qytetit Studenti” te hyrja lindore e Tiranës në Lundër. Transferimi aty na mundëson lirimin e sheshit, ku pastaj fillojmë ndërtimin e Kolegjit të Europës.

 

Për sa kohë edhe Kolegji i Europës, burokratët e ardhshëm të Bashkimit Europian, do të rrinë në konviktet tona, do të thotë se e kanë kaluar filtrin që është punuar me standard evropian, ku ne nuk jemi kursyer dhe besoj e kemi shpërblyer gjithë besimin e prindërve.

 

Mund të ketë shumë njerëz që thonë: ‘O kryetar, studentët janë vetëm 10% e popullsisë’. Studentët mund të jenë 10% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. E shohim si investim për çunat dhe gocat që, me shumë gjasë, do të rrinë në Tiranë dhe do të bëhen pjesë e qytetit tonë”.

 

Punimet në godinat e Universitetit Bujqësor, atij të Mjekësisë dhe fakultetit të Inxhinierisë kanë përfunduar./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat