Secondary Adv

Bullgaria do ndertoje 2 reaktore berthamore, redukton varesine nga Rusia

Qeveria Bullgare ka miratuar ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamorë në termocentralin Kozloduy, që synon të reduktojë varësinë e saj nga karburanti bërthamor ruse.

 

Reaktorët e ujit nën presion do të ndërtohen nga kompania me bazë në SHBA, Westinghouse. Termocentrali shtetëror do të rrisë kapitalin e kompanisë aksionare të NPP Kozloduy deri në 500 milionë leva (270.53 milionë dollarë).

 

Kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov tha se ”një reaktor duhet të jetë gati deri në vitin 2033 dhe tjetri deri në tre vjet më vonë”. Aktualisht janë dy njësi 1000 megavat të ndërtuara nga sovjetikët në funksionim në termocentralin bërthamor Kozloduy./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat