Borxhi publik kalon pragun e 13 mld euro, ne 3 vjet u rrit me 3 mld euro
Pas një rënie të lehtë në 2022, borxhi publik i Shqipërisë ka shënuar rritje drastike gjatë 9 mujorit të këtij viti në vlerën 1.39 trilionë lekë, ose më shumë se 13 miliardë euro.
Për herë të parë borxhi publik në 2023 ka kaluar nivelin e 13 miliardë eurove, duke u shtuar me plot 1 miliardë euro në harkun kohor të nëntë muajve.
Krahasuar me vitin 2020, kur totali i huasë qeveritare ishte dicka më pak se 9.9 miliardë euro, borxhi publik është shtuar me plotë 3 miliardë euro.
Rritja drastike vjen pavarësisht se Qeveria ka pasur një situatë shumë favorizuese sa i përket shërbimit të borxhit, për shkak të mbiccmimit të fortë të lekut në raport me euron.
Por pavarësisht kësaj, i matur në raport me produktin e brendshëm borxhi publik rezulton në rënie, për shkak të rritjes së të të ardhurave të Qeverisë.
Borxhi publik në këtë nëntëmujor është sa 64.01% e Produktit bruto, duke shënuar kësa here një rekord në rënie. Kujtojmë se mazhoranca socialiste nisi Qeverisjen në vitin 2013 me një nivel borxhi prej 65.5%.
Sa i përket strukturës së tij, bie në sy se pjesa më e madhe e borxhit të ri është marrë në tregun e brendshëm. Nga 5.2 miliardë euro në vitin 2020, borxhi i brendshëm rezulton në mbi 7 miliardë për nëntëmujorin e vitit 2023.
Rritje më graduale ka shënuar borxhi i jashtëm, i cili ka mbetur në nivelin 5.6 miliardë euro në vitet 2021-2022 për të kërcyer në vitin 2023 në mbi 6 miliardë euro për nëntëmujorin e këtij viti.
Një pjesë e mirë e kësaj rritjeje i detyrohet eurobondit të emetuar në qershor të këtij viti në vlerën e 600 milionë eurove./Burimi: SCAN