Secondary Adv

Stadiumi i Shkodres Loro Borici tashme ka marre nje tjeter pamje

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sërish punimet për stadiumi e ri të Shkodrës, i cili tashmë ka marr një tjetër formë.

 

Nëpërmjet një fotoje të postuar në Twitter, Rama e quan atë një impiant spektakolar.“Stadiumi i ri i Shkodrës. Nga një gërmadhë komuniste në një impiant spektakolar për sportin dhe jetën urbane”, shkruan Rama.Sipas numrit një të qeverisë, “Loro Borici” do të jetë një impianti multifiksional me ambientë të përshtatshme edhe për sporte të tjera.

Lindita Nikolla zbuloi se për rikonstruksionin e “Loro Boricit” jane shpenzuar 10 milionë Euro dhe ky projekt  është në vazhdën e investimeve në qeverinë shqiptare në arsim dhe sport. Sipas presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, rikonstruksioni i “Loro Boricit” është një nga investimet më të mëdha të qeverisë shqiptare ne sport, që do të shërbejë jo vetëm Vllaznisë, por edhe kombëtares shqiptare, duke i dhënë një tjetër imazh sportit në vendin tonë.


Më të lexuarat