Secondary Adv

Haxhinasto: Si do te funksionoje bileta elektronike

Nga 1 janar 2017, transporti ndërqytetës do të bëhet sipas linjave të reja, deklaroi dje në një intervistë, ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto. “Kemi bërë një rivlerësim në bazë të një metode shkencore të certifikuar. Na ka dalë se duhen hequr disa linja që janë të mbivendosura.

 

Shfrytëzimi i mjeteve nga 62% do të shkojë në mbi 80%. Nëse autobusi mbushej me mbi 60% të vendeve tani do të mbushet mbi 80%. Numri i linjave nga 588 do të shkojë në 326. Kilometrat që bëhen çdo ditë nga ky itinerar i madh do të shkojë në 203 mijë. Numri i autobusëve nga 1100 do të shkojë në 750. Konsumi i karburantit do shkojë në 69 mijë litra”, shpjegoi Haxhinasto. Lidhur me çështjen e biletës, ministri tha se “ne duam të realizojmë parimin e pagesës sipas kilometrit të përshkruar. Pra të paguhet për distancën, dhe jo sipas dëshirave të pronarit të autobusit. Gjithë kujdesi është që pagesa të bëhet për kilometrin e realizuar. Çështja e biletës elektronike do të testohet fillimisht si një projekt pilot, fillimisht në tri linja Tiranë-Elbasan, Tiranë-Durrës, Tiranë-Shkodër”.


Më të lexuarat