Secondary Adv

Bilanc tragjik, mbi 7000 palestineze te vrare qe nga fillimi i luftes

Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi sot se 7326 persona janë vrarë në territorin palestinez që nga shpërthimi i luftës me Izraelin më 7 tetor. 

 

Në mesin e viktimave 3,038 janë fëmijë, sipas një deklarate nga ministria.

 

Presidenti i SHBA-së  Biden shprehu këtë javë dyshime për numrin e palestinezëve të vrarë në sulmet izraelite.

 

Kreu i Operacioneve të Forcave Ajrore të Izraelit, Gilad Keinan, tha se rreth 100 avionë luftarakë kanë bombarduar Gazën gjatë natës.

 

“Rreth 100 avionë luftarakë u përdorën në bombardimet e Izraelit në Rripin e Gazës gjatë natës që shkatërruan qindra objektiva të Hamasit", tha Keinan, raporton BBC.

 

Forcat izraelite cituan Keinan të thoshte se “qëllimi i forcave ajrore është i qartë të shkatërrojë gjithçka që preket nga dora e Hamasit.

 

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalojë sulmet e tij në Rripin e Gazës.

 

“Bombardimet izraelite në Gaza, të cilat u intensifikuan mbrëmë, kanë shënjestruar sërish gratë, fëmijët dhe civilët e pafajshëm, duke thelluar krizën humanitare”, tha Erdogan, raporton Al Jazeera.

 

Forcat izraelite deklaruan se në një nga netët më intensive të bombardimeve deri më tani, ka goditur 150 objektiva nëntokësore në pjesët veriore të Gazës, duke përfshirë ato që i quajti “tunele terroriste, hapësira luftarake nëntokësore dhe infrastrukturë shtesë”.

 

Izraeli tha gjithashtu se një komandant i lartë i Hamasit, i quajtur Asem Abu Rakaba është vrarë. Sipas Izraelit, ai kishte qenë përgjegjës për sulmet e 7 tetorit, kur u vranë 1,400 njerëz në Izrael./ Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat