Perfundon bypassi i Rrogozhines, inagurohet nga Haxhinasto dhe Vlahutin
Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto dhe Ambasadorja e BE, Romana Vlahutin inauguruan sot bypassin e ri të Rrogozhinës. Ministri i linjës falënderoi BE-në për kontributin e dhënë në dertimin e kësaj vepre.
Gjithashtu Haxhinasto tha se kjo është një vepër e rëndësishme me një gjatësi prej 4.5 km, një investim prej 5.7 milionë euro.“Zgjidh problemin e trafikut, veçanërisht për lidhjen mes Rrogozhinës dhe Elbasanit, pasi mënjanohet qyteti dhe shkurtohet rruga me 30 min. Ky projekt pësoi ndërhyrjet e nevojshme dhe nuk do të jetë më një mur ndarës midis pjesës së banuar dhe tokave të fermerëve që punojnë këtu. Kjo rrugë do ketë impakt ekonomik dhe social të ndjeshëm. Projekti është përmirësuar me disa nënkalime duke plotësuar dhe kërkesat e banorëve të zonës.
Ajo përfundoi në kohë dhe do të jetë në ndihmë të biznesit dhe banorëve. Ju bëj thirrje dhe kompanive të tjera të vazhdojnë punimet me ritme dhe ti përfundojnë në kohë, duke respektuar të gjitha elementet e standardet e rrugës dhe veçanërisht elementet e sigurisë, që janë me shumë rëndësi për ne”, tha Haxhinasto.