Secondary Adv

Investimet e huaja ulen cilesine e punesimit gjate periudhes 2016-2021

Investimet e huaja direkte janë punëdhënës të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu luajnë rol kyç në zhvillimin e aftësive.

 

Një analizë për zhvillimet në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor që u krye me porosi të Bankës Botërore zbuloi se gati dy të tretat e vendeve të punës nga investitorët e huaj në Rajon janë për arsimin e mesëm.

 

Në Shqipëri vihet re se cilësia e punës që ofrojnë investitorët e huaj ka pësuar rënie gjatë gjysmës së dytë të dekadës së fundit. Nga totali i të punësuarve nga kompanitë e huaja, vetëm 18 % ishin më arsim të lartë gjatë 2016-2021, teksa kjo kategori zinte 22% gjatë 2010-2015.

 

Gjatë viteve të fundit është rritur pesha e të punësuarve me arsim të mesëm, teksa ka pësuar rënie edhe kategoria me arsim të ulët.

 

Nga vendet e Rajonit konkretisht, në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, aftësitë e vendeve të punës të ofruara nga IHD-të u përmirësuan në gjysmën e dytë të periudhës së analizuar (2016-2021), krahasuar me gjysmën e parë (2010-2015).

 

Kjo dëshmohet nga një rritje e përqindjes së vendeve të punës me aftësi të larta dhe një rënie në përqindjen e vendeve të punës me aftësi të ulëta. Megjithatë, e kundërta ndodhi me Shqipërinë, Malin e Zi ku u shënua rënie, ndërsa në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi nuk pati ndryshime.

 

Shumica e vendeve të punës nga investimet e huaja në të gjithë Rajonin nuk ishin në kryeqytete. Kosova kishte përqindjen më të lartë të vendeve të punës nga IHD-të në kryeqytetin e saj, me 41% të punësimit, e pasuar nga Maqedonia e Veriut me 39% dhe Shqipëria me 36%.

 

Investimet e huaja kanë qenë një shtyllë kryesore e modelit ekonomik në të cilin futën ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vazhdën e tranzicionit nga regjimet post komunist.

 

Në të gjithë Rajonin investimet e huaja kanë punësuar rreth 180 mijë persona gjatë dekadës së fundit dhe përbëjnë 19% të rritjes totale të punësimit në rajon gjatë kësaj kohe.

 

Për çdo 5 vende pune që u hapen në rajon gjatë dekadës së fundit një ishte krijuar nga investimet e huaja. Shumica e punësimit të lidhur me IHD-të në rajon ishte në sektorin e prodhimit (53%), i ndjekur nga ndërtimi (23%) dhe tregtia me pakicë (12%).

 

Përbërja e aftësive të punësimi nga IHD-të ishte më e ulët se, aftësive që ofrohen nga tregu i brendshëm./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/investimet-e-huaja-kane-ulur-cilesine-e-punesimit-gjate-periudhes-2016-2021/


Më të lexuarat