Secondary Adv

Mete: Borxhi publik afer nivelit 60 per qind te GDP-se ne fund te vitit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi sot borxhi publik pritet t’i afrohet nivelit 60 %, në fund të këtij viti.

 

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku po diskutohet Akti Normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2023, Mete bëri të ditur se në harkun kohor të 2-3 viteve borxhi publik pritet të zbresë nën 60 % të GDP-së.

 

“Ka pasur një trend rënës domethënës të borxhit publik. Jemi sot në një nivel të borxhit publik në raport me GDP më të ulët se sa niveli parapandemik.

 

Domethënë që e gjithë rritja e boxhit publik për shkak të pandemisë, tërmetit dhe luftës është amortizuar dhe nr jemi tani në një nivel të borxhit publik më të ulët sa sa ishim para pandemisë”, deklaroi Mete.

 

Projeksioni ynë dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tashmë, shtoi Mete, është që në fund të vitit borxhi publik të jetë afro 60 % e GDP. Kjo, sipas tij, është vlerësuar edhe nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit.

 

“Nga Standard and Poor’s ne morëm një vlerësim shumë pozitiv që nuk ishte marrë në 7 vite dhe kjo lidhet kryesisht edhe me konsolidimin fiskal, pra uljen e borxhit publik që projektohet që në 2-3 vitet e ardhshme të zbresë poshtë nivelit 60 % e GDP-së.

 

Dhe në momentin që borxhi publik zbret poshtë nivelit 60 % e GDP-së, ne kategorizohemi te vendet me financa publike më të forta”, deklaroi Mete./Burimi: Oranews.al


Më të lexuarat