Secondary Adv

Paketa fiskale 2024, hiqet TVSH per importin e kafsheve te gjalla

Qeveria ka vendosur të heqë TVSH për importin e meshqerrave dhe bletëve për të nxitur me tej zhvillimin e blegtorisë në vend e cila është përfshirë në krizë vitet e fundit.

 

Kjo masë është parashikuar në Paketën Fiskale 2024. Projektligji për këtë qëllim parashikon  përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), sipas kodeve përkatëse në Nomenklaturën e Kombinuar të Mallrave.

 

Sipas MInistrisë së Financave synimi është nxitja e importit të tyre me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë; zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme. 

 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sikurse shprehet në shkresën e saj drejtuar Ministrisë së Financave, në përputhje me Strategjinë për Bujqësinë,

 

Zhvillimin Rural dhe Peshkimin 2021-2027, ka bërë një analizë të sektorëve, ku është evidentuar se për të arritur objektivat e përcaktuar nevojiten disa ndryshime në aplikimin e tatimit mbi vlerën e shtuar për inputet bujqësore. 

 

Në vijim të kësaj shkrese dhe, sipas kërkesës së parashtruar nga deputeti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Erion Braçe, me anë të këtij projektligji propozohet përjashtimi nga tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e: Mëshqerrave të racës së pastër për riprodhim dhe insekteve.

 

Ky propozim synon nxitjen e importit të mëshqerrave dhe insekteve (përfshirë edhe bletët), me qëllim rritjen e numrit të krerëve në vendin tonë, zhvillimin e sektorit të bletarisë, stimulimin e prodhimit bio,

 

duke eliminuar përdorimin e hormoneve dhe praktikave të zakonshme, si dhe përdorimin e metodave inovative në bujqësi për kontrollin biologjik të insekteve të dëmshme, e cila, për rrjedhojë, do të ndikojë pozitivisht në rritjen e cilësisë së produkteve dhe përmirësimin e imazhit të produkteve vendase, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/paketa-fiskale-2024-kriza-e-blegtorise-hiqet-tvsh-per-importin-e-kafsheve-te-gjalla/


Më të lexuarat