Secondary Adv

Permbytje masive ne Itali, shpallet gjendja e jashtezakonshme

Prej disa ditësh tashmë, disa rajone të Italisë janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të të forta.

 

Sipas mediave vendase, zona më e prekur është Toskana, ku raportohen 3 viktima dhe 6 persona rezultojnë të zhdukur. Viktimat janë një burrë 85-vjeçar, i cili vdiq në shtëpinë e tij në Montemurlo (provinca e Pratos), pas vërshimit të përroit Bagnolo.

 

I moshuari kishte probleme me ecjen dhe nuk ka mundur të dalë kur uji vërshoi në shtëpinë e tij. Mes viktimave është edhe një e moshuar 84-vjeçare, raporton La Repubblica.

 

Po ashtu, një tjetër i moshuar, i ftuar në një shtëpi private të të moshuarve, humbi jetën në Rosignano (Livorno) gjatë operacioneve të transferimit të pacientëve që po kryenin zjarrfikësit si pasojë e përmbytjes së katit përdhes të institucionit shëndetësor.

 

Deri më tani ka pasur mbi një mijë ndërhyrje për shkak të motit të keq në Campi Bisenzio, Cerreto Guidi, Carmignano, Prato, Montemurlo, Quarrata, provincat e Pizës dhe Livornos. Këtë e ka bërë të ditur guvernatori toskan Eugenio Giani.

 

Enel shpjegon gjithashtu se "ndërhyrjet janë duke u zhvilluar në rreth 40 mijë banorë ende janë pa energji elektrike, duke përfshirë edhe gjeneratorët".

 

Në lidhje me spitalet e përmbytura, "problemet e aksesit në spitalin Pontedera janë zgjidhur dhe po zgjidhen në spitalin Borgo San Lorenzo dhe në dhomën e urgjencës Prato".

 

Aktualisht rajoni ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, teksa po mban kontakte me qeverinë qendrore në rast se situata përkeqësohet dhe është e nevojshme ndihmë tjetër.

 

Autoritetet kanë pezulluar procesin mësimor në shumë shkolla, teksa problematika të mëdha janë hasur dhe në qarkullimin e mjeteve dhe atë hekurudhor./Burimi: Shqiptarja.com 


Më të lexuarat