Secondary Adv

Aplikimet per banesat sociale, ja cilat jane kategorite qe perfitojne

Për herë të parë në vend, Shqipëria do të ketë shifra zyrtare për numrin e të pastrehëve, teksa Ministria e Zhvillimit Urban do të krijojë një regjistër, madje duke i ndarë ata edhe sipas kategorive e programeve.

 

Projekti do të nisë zbatimin ditët në vijim, ndërsa përmes tij 61 njësitë vendore do të kenë shifra konkrete, çka do të lehtësojë edhe punën për ndarjen e banesave dhe bonuset përkatëse që do të marrin të pastrehët me ligjin e ri. Dy muaj më parë, Ministria e Zhvillimit Urban prezantoi ligjin me politikat e reja të strehimit social, ndërsa tashmë do të nxirren edhe infomracionet e detajuara.Sipas dikasterit të drejtuar nga ministrja Eglantina Gjermeni, tashmë ka nisur faza e dytë, ku po trajnohen personat e caktuar nga çdo bashki, të cilët do të kenë akses në sistemin online dhe do ta plotësojnë atë në vijim me të dhënat që lidhen me numrin e të pastrehëve dhe problematikat e tyre në çdo bashki.

 

Gjatë kësaj faze, secila prej 61 njësive vendore, do të plotësojë një pyetësor, modeli i të cilit ka marrë miratimin e ekspertëve të strehimit në MZHU. Nëpërmjet të dhënave të përftuara nga ky pyetësor, do të krijohet një tablo e qartë mbi situatën reale dhe numrin e të pastrehëve në të gjithë Shqipërinë. Ministria e Zhvillimit Urban, pas përfundimit të këtij regjistri, do të nisë një projekt-pilot për dixhitalizimin e këtyre të dhënave, duke përzgjedhur një prej 61 bashkive, për aksesimin e një sistemi online për strehimin. Nëpërmjet këtij sistemi do të mundësohet aplikimi për çdo qytetar, për një nga programet e strehimit, si edhe vijimi i kërkesës së tij në pushtetin vendor, duke bërë transparente çdo procedurë të njësisë vendore, përfshirë edhe procesin e monitorimit, që MZHU do të ketë mundësi të bëjë për këtë sektor kaq sensitiv për qytetarët.

 

Përfituesit
Në radhën e përfituesve nga programi, që janë në listën e të pastrehëve përfshihen e që do të futen në bazën e të dhënave të ministrisë janë personat me statusin e jetimit, personat me aftësi të kufizuara, familjet e policëve të rëndë në detyrë, familjet rome, emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe punonjësit e Policisë. Nëse deri më dje këto familje aplikonin duke dorëzuar dhe verifikuar me dhjetëra dokumente në zyrat bashkiake, me projektin e ri ata do të aplikojnë përmes kompjuterit.


Në ligj është e përcaktuar se familja që ka përfituar bonusin e strehimit mund të dalë nga kjo skemë pas një viti, nëse vërtetohet që ajo ka zgjidhur problemin e strehimit, ose nëse të ardhurat e familjes janë rritur aq sa për të përballuar pagesën e qirasë. Për llogaritjen e bonusit të strehimit që mundësohet nga shteti, merren në konsideratë të ardhurat mujore që familja gjeneron. Kështu, për shembull, nëse një familjeje me të ardhura të ulëta mujore, i duhet të paguajë 15 mijë lekë qiranë, atëherë bonusi që ofrohet nga shteti është 6 mijë lekë. Diferencën prej 9 mijë lekësh e paguan familja.


Më të lexuarat