Secondary Adv

Rriten kostot per Kardhiq-Delvine, 234.2 mln leke tenderi per rruget plotesuese

Rrugët plotësuese të aksit Kardhiq-Delvinë do kërkojnë të tjera fonde për t’u përfunduar, ndërkohë që ARRSH planifikon hapjen e 1 tenderi, me fond limit 234.2 mln lekë.

 

Përmes kësaj procedure tenderuese parashikohet përfundimi i punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë – Qafë Botë, Ura e Kranesë – Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit rrugor Shijan- Ura e Gajdarit, që janë pjesë e këtij projekti,

 

teksa gjatë kohës së tenderit fillestar ARRSH bëri me dije ndërhyrjet janë në nevojshme për ta bërë aksin rrugor Kardhiq – Delvinë sa më të asksesueshëm dhe eficient.

 

Kontrata me vlerë për këtë segment u lidh në dhjetor të vitit 2021, ndërsa parashikonte një kohëzgjatje të punimeve prej 24 muajsh.

 

Vlera e saj arrinte në 1.6 mld lekë me TVSH. Kardhiq – Delvinë është aksi i vetëm rrugor që qeveria shqiptar po ndërton me fonde të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit, dhe jo përmes një partneriteti publik privat. Ky aks ka një gjatësi 33 km dhe përshkon rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës.

 

Punimet për ndërtimin e tij nisën në 2009, por ato uu zvarritën prej vitesh teksa një seri tenderësh u zhvilluan deri në përfundimin e tij dhe hapjen për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë që, ndërtimi i këtij aksi shkurton me një orë udhëtimin nga Tirana drejt Sarandës./Burimi: SCAN


Më të lexuarat