Turqia: BE eshte ne anen e gabuar te historise per Gazen
Ministria e Jashtme turke deklaroi se Bashkimi Evropian është në anën e gabuar të historisë për Gazën, pasi kjo është një masakër që të kujton errësirën e Mesjetës.
"Ne i konsiderojmë të lavdërueshme përpjekjet e Bashkimit Evropian për të kritikuar qëndrimin parimor të Turqisë për luftën midis Hamasit dhe Izraelit. Bashkimi Evropian e gjen veten në anën e gabuar të historisë përballë një masakre që të kujton errësirën e Mesjetës", tha Ministria e Jashtme turke.
Po ashtu deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të kujtojë se politikat e bazuara në vlerat universale nuk mund të kufizohen në Ukrainë apo rajone të tjera të Evropës.
“Bashkimi Evropian duhet të kujtojë se politikat e bazuara në vlerat universale, të drejtën ndërkombëtare dhe parimet humanitare nuk mund të kufizohen në Ukrainë apo rajone të tjera të Evropës, por duhet të ndiqen universalisht, duke përfshirë Lindjen e Mesme”, tha Ministria e Jashtme turke./Burimi: Shqiptarja.com