Secondary Adv

Turqia del garant per ndermjetesimin e konfliktit Izrael-Hamas

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i tha homologut iranian, Ebrahim Raisi se Turqia është e gatshme të veprojë si garantues në mënyrë që të ndihmojë në zgjidhjen e luftës Izrael-Hamas.

 

Dyshja u takuan në margjinat e një samiti të Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në kryeqytetin e Uzbekistanit Tashkent, sipas zyrës së presidencës turke.

 

Udhëheqësi turk ka qëndruar me vendosmëri kundër Izraelit gjatë gjithë këtij konflikti, duke e etiketuar atë si pushtues dhe duke thënë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, raporton agjencia e lajmeve Tass.

 

Irani është mbështetësi më i madh i grupit militant Hamas, që ka ofruar armë dhe trajnim për luftëtarët e tij në vitet e mëparshme, megjithëse nuk ka pasur asnjë sugjerim ndërkombëtar se Teherani ishte i përfshirë drejtpërdrejt në sulmet e 7 tetorit ndaj Izraelit./Burimi: Ballkan Web


Më të lexuarat