Secondary Adv

Nafta ne bursa ne nivelin me te ulet qe prej korrikut

Nafta i është rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rënie, për shkak të shqetësimeve për ngadalësimin e kërkesës.

 

Megjithatë, të dyja kontratat po tregtohet në nivelin më të ulët në 3 muajt e fundit. Gjatë ditës së sotme, investitorët e larguan vëmendjen nga treguesit deflacionistë në Kinë dhe po presin të dhëna të tjera në lidhje me kërkesën në dy konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë.

 

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi.

 

Në sesionin e kaluar, të dy bençmarkët ranë me mbi 2%, duke prekur nivelin më të ulët që nga mesi i korrikut të këtij viti, pasi shqetësimet për ndërprerjet e mundshme të furnizimit nga Lindja e Mesme u lehtësuan, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e kërkesës në SHBA dhe Kinë u intensifikuan.

 

Të dhënat mbi inflacionin të Kinë, të publikuara të enjten, treguan se Indeksi i Çmimeve Konsumatore ra me 0.2% me bazë vjetore, gjatë tetorit, ndërsa të dhënat e Indeksi të Çmimeve të Prodhimit treguan një rënie me 2.6%, krahasuar me një vitë më parë.

 

Megjithatë, guvernatori i Bankës Qendrore të Kinës, Pan Gongsheng, deklaroi se vendi do ta arrijë objektivin për një rritje ekonomike prej 5%, gjatë këtij viti, një shenjë e mirë se kërkesa për naftë nuk do të dobësohet ndjeshëm.

 

Në Shtetet e Bashkuara, të dhënat mbi rezervat e naftës sugjerojnë një dobësim të kërkesës, pasi u rritën me 11.9 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 3 nëntor, referuar Institutit Amerikan të Naftës.

 

Nëse kjo shifër do të konfirmohet do të jetë rritja më e madhe që nga shkurti i këtij viti. Administrata për Informimin mbi Energjinë njoftoi se i ka shtyrë publikimet deri më 15 nëntor, për shkak të përditësimit të sistemit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat