Secondary Adv

Bilanci tragjik i luftes, shkon ne 11 mije numri i palestinezeve te vrare

Ka shkuar në 11 mijë numri i palestinezëve të vrarë, përkatësisht 11, 078 që nga fillimi i luftës, sipas shifrave të përditësuara nga ministria e shëndetësisë së Gazës.

 

Mes viktimave, 4,506 janë fëmijë. Ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka cilësuar shifrat nga ministria e shëndetësisë si të ekzagjeruara, Associated Press thekson se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Barbara Leaf, u tha ligjvënësve në fillim të javës se ekzistonte mundësia që shifrat të jenë reale, mbase dhe më të larta seç janë raportuar./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat