Secondary Adv

Hungaria do te bllokoje bisedimet e Ukraines me BE

Ukraina e cila ka që në shkrut të 2021 në konflikt me Rusinë kërkon që bisedimet me BE të avancojnë. 

 

“Ukraina nuk është në asnjë mënyrë e gatshme të negociojë për ambiciet e saj për t’u bashkuar me bashkimin europian” – tha Viktor Orban dy ditë pas rekomandimit të Brukselit për të hapur bisedimet me Kievin.

 

“Qeveria jonë nuk do të pranojë presione nga BE për të mbështetur Ukrainën” – shtoi Orban i cili sheh në interes parësor marrëdhëniet me Rusinë dhe Putin ku është i vetmi lider nga BE që ka takuar Putin në këto dy vite.

 

Sipas rregullave të BE që një vend të hapë bisedimet për statusin e anëtarësimit dhe që të bashkohet me BE kërkohet unanimiteti i të gjithave vendeve dhe kjo i jep Hungarisë dhe Orban të drejtën e vetos.

 

Hungaria gjithashtu ka refuzuar që të japë ndihma për Ukrainën gjatë këtyre dy viteve sepse sipas Orban interesi i Hungarisë dhe marrëdhëniet e saj ekonomike me Rusinë janë parësore për të.

 

Orban gjithashtu ka akuzuar Ukrainën që ka shkelur të drejtat e minoritetit Hungarez në Ukrainën perëndimore duke ndaluar edukimin e fëmijëve të minoritetit në gjuhën Hungareze./Burimi: tvanews.com


Më të lexuarat