Secondary Adv

3.8 mld euro jashte bankave, propozohet tavan 750 euro per pagesat cash

Pagesat me lekë në dorë në Shqipëri vijon në rekorde historike. 

 

Në fund të shtatorit paraja jashtë bankave ishte në vlerën 3.8 miliardë euro, duke u rritur me 191 milionë euro në krahasim me vitin e kaluar.

 

Për këtë arësye, Shoqata e bankave propozon vendosjen e një tavani, ku qytetarëve të mos ju lejohen pagesa në dorë me vlerë më të madhe se 750.

 

Çdo gjë në vend mund të blihet me lekë në dorë, pavarësisht nëse është produkt ushqimor që kushton pak, apo shtëpi ose automjet që ka vlerë më të lartë.

 

Kjo metodë e pagesave e përqendruar pothuajse tek paraja në dorë, i hap shtigje informalitetit, e bën më të vështirë luftën ndaj pastrimit të parave duke ndikuar negativisht në ekonomi.

 

Për të ulur këtë kulturë pagese  Shoqata e Bankave thotë se do të caktojë një tavan, ku qytetarëve u vendoset një limit, derisa mmund të jetë vlera e cash-it që mund të mbajnë.

 

Sipas tyre një vendimmarrje e tillë do të ndihmonte ekonominë, kundër informalitetit, pasi qarkullimi i parasë do të ishte i kontrolluar.

 

Ata propozojnë që pagesat e lejuara në cash të mos jenë më të larta se 750 euro. Ose opsioni tjetër është që tavani i lejuar për pagesa cash të jetë sa paga mesatare që ka vendi.

 

Këtë propozim ata e bëjnë duke u marrë si referencë vendet e rajonit, ku Maqedonia e Veriut aplikon një tavan për pagesat cash në vlerën 500 euro.

 

Edhe Komisioni Evropian i ka rekomanduar Shqipërisë të vendos një tavan për përdorimin e parave cash, në mënyrë që fuqizohen sistemet e pagesave elektronike.

 

Por Banka e Shqipërisë e pyetur më herët nga Report TV, është shprehur se pa u reduktuar informaliteti që ka ekonomia nuk mund të ndërmerret një hap i tillë.

 

Paraja jashtë bankave sipas të dhënave të bankës qendrore në fund të shtatorit ishte 3.86 miliardë euro, nga 3.67 miliardë euro që ishte vjet, duke u rritur me mbi 191 milionë euro në një vit.

 

Aktualisht në ligjin për procedurat tatimore vetëm bizneset kanë të detyruara që pagesat mbi 150 mijë lekëve të bëhen në rrugë bankare, kurse për individët s’ka kufizime./Burimi: Shqiptarja.com

 

QARKULLIMI I PARASË JASHTË BANKAVE

 

Shtator 2023 - 3,868,422,607 euro

Shtator 2022 - 3,676,730,166 euro

Diferenca: +191,692,441  euro


Më të lexuarat