Secondary Adv

Formalizimi i ekonomise, Konfindustria: Te ndryshoje kategorizimi i bizneseve

Konfindustria njofton se do të kërkojë zyrtarisht ndryshimin e kategorizimit të bizneseve sipas qarkullimit vjetor, si veprim i domosdoshëm për formalizimin e ekonomisë. Këtë vit, qeveria vendosi të përjashtojë nga taksat bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë në vit dhe të përgjysmojë TVSH-në për subjektet me xhiro vjetore nga 5 deri në 8 milionë lekë.


Por Konfindustria vlerëson se kjo ndarje ka shtuar ndjeshëm rezistencën e bizneseve të vegjël për moslëshimin e faturave tatimore për biznesin “e madh”, duke shkaktuar drejtpërdrejt evazion fiskal në të gjithë ekonominë. Industrialistët argumentojnë se bizneset në pamundësi për shkarkimin e faturave dhe përballë rrezikut të falimentit, detyrohen të fshehin shitjet, të hyjnë në spiralen e evazionit dhe si rrjedhim të jenë lehtësisht të goditshëm nga institucionet fiskale, duke krijuar kushte objektive edhe për korrupsion.


Më të lexuarat