Indeksi i Bazelit 2023, Shqiperia progres ne luften kunder pastrimit te parave
Shqipëria shënon progres në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, por vijon të mbetet në listën portokalli, ç’ka do të thotë se rreziku mbetet prezent.
Indeksi i Bazelit për vitin 2023 e ka renditur Shqipërinë në vendin e 93-të me një vlerësim 4.75, ndërkohë një vit më parë, vendi ynë renditej në vendin e 74-të me vlerësim 4.92,
duke nënkuptuar kështu një progres në vlera të ulta që siç vihet në dukje në raport ka dhënë ndikim tek qytetarët më shumë sesa në sigurinë financiare globale.
Raporti periodik i Institutit të Baselit, paraqet vlerësimin nga zero për ato me risk minimal apo të ulët, deri në 10 për ato me rrezik të lartë apo maksimal.
Në rastin e Shqipërisë dhe vendeve që janë grupuar po ashtu në zonën portokalli shqetësim është korrupsioni e ryshfeti si edhe risqet politike e ligjore.
Nisur nga të dhënat, prej 2012 kur ka nisur edhe vlerësimi dhe deri më tani, indeksi ka pësuar rënie. Kështu, në 10 vitet e fundit, vlerësimi është luhatur nga 5 deri në 6, niveli më i lartë ky i arritur në 2019.
Ndërkohë që dy vitet e fundit ka një rënie nën pragun 5, por e pamjaftueshme për ta nxjerrë Shqipërinë nga zona portokalli.
Me rëndësi ishte vendimi i marrë nga Taskë Forca për Veprim Financiar (FAFT), në fillim të këtij muaji, e cili hoqi Shqipërinë nga lista gri, apo lista e vendeve me risk të lartë për pastrimin e parave.
Vendi qendroi prej më shumë se dy vitesh nën monitorim, për shkak edhe të prezantimit të nismës së amnistisë fiskale dhe penale. Në raportin e Taskë Forcës për Veprim Financiar, rekomandohet që të rishkruhet drafti me aistencën e ekspertëve të Komisionit Evropian.
Por cila është situata në raport me vendet e rajonit? Greqia është konsideruar me risk minimal, duke u rënditur në vendin e 136, ndërsa Serbia është pozicionuar e 97-ta, 4 vende mbi Shqipërinë.
Indeksi vjetor, bazohet mbi 4 tregues, siç është transparenca dhe standardet financiare, korrupsioni e ryshfeti, rreziqet juridike dhe politike dhe përgjegjshmëria publike. /Burimi: Scan TV