Secondary Adv

Shqiperia drejt aplikimit te Inteligjences Artificiale, hapet tenderi 242 mln leke

Pas prokurimeve publike, Shqipëria po bëhet gati që të aplikojë Inteligjencën Artificiale edhe në procesin e përafrimit të legjislacionit me Bashkimin Europian.

 

Për këtë qëllim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI ka shpallur tenderin me fond limit 242 milionë lekë.

 

Projekti parashikon automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë akteve/ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje nga të gjithë aktorët e përfshirë në këto procese.

 

Referuar relacionit të projektit, niveli i radhitjes së Acquis të BE-së në sistemin tonë ligjor mbetet i ulët, me një shpejtësi aktuale për hartimin e legjislacionit të përafrimit më afër më shumë se 60 akteve në vit.

 

Në kushtet kur Shqipëria duhet të përshpejtojë procesin, përfshirja e Inteligjencës Artificiale konsiderohet një opsion që e realizon këtë qëllim duke ulur edhe barrën administrative.

 

Në relacionin e projektit evidentohet gjithashtu edhe projekti tjetër, ai i krijimit të Qendrës Kompiuterike me Performancë të Lartë,

 

që do të ketë në fokus analizimin dhe përpunimin e të dhënave nga transaksionet dhe shërbimet, për të krijuar më pas modele parashikuese me qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve./Burimi: Scan TV 


Më të lexuarat