Buxheti per infrastrukturen: Nga Unaza e Tiranes tek zgjerimi autostrades, projektet
Në komisionin e Ekonomisë u prezantua sot projektbuxheti i ministrisë së infrastrukturës.
Ministria e Infrastrukturës njofton se në vitin 2024, nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ndërkohë që mbyllen punimet për Unazën e Tiranës dhe tunelin e Llogarasë.
Në buxhet janë parashikuar fonde për zgjerimin me 4 korsi i autostradës Tiranë-Durrës, si dhe për avancimin e zgjerimit të rrugës Elbasan-Qafë-Thanë. Ministrja bëri të ditur se vitin që vjen mbyllen punimet për Unazën e Tiranës dhe tunelin e Llogarasë.
Ndërsa në vitin 2025 pritet të mbyllen punimet për tunelin e Murrizit si dhe do të mbarojë pas 16 vitesh rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Kurse sa i takon sektorit energjetik, do të nisë në 2024 gazifikimi i Korçës.
Po ashtu po punohet për të hapur garën për ndërtimin e rrjetit të gazit Fier-Vlorë, që do të bëjë të mundur edhe lidhjen e gazsjellësit TAP me TEC Vlorë.
Sa i takon hekurudhave, janë parashikuar fonde për linjën Vorë – Hani i Hotit dhe Tiranë – Durrës, i cili do të ndërtohet edhe me ndihmën e BE,
kurse janë në shqyrtim 5 ofertat për hartimin e studimit të fizibilitetit për linjën e re Durrës – Prishtinë, që do financohet nga buxheti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës.
Buxheti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024 është 52.87 mld lekë, nga 61.8 miliardë lekë i planifikuar për këtë vit./Burimi: Shqiptarja.com