Secondary Adv

Projekti i ri i Bashkise, sherbim wi-Fi falas ne 15 zona te Tiranes

Bashkia e Tiranës do të zgjerojë zonat e ofrimit të shërnimit të internetit falas në hapësirat publike.

 

Aktualisht ky shërbim ofrohet falas në 13 zona të kryeqytetit, ndërsa me projektin e ri, shtohen edhe 15 zona të reja duke arritur në 28 të tilla.

 

Fondi limit për këtë projekt është 12.5 milionë lekë. Në kuadër të nismave Smart City po mundësohet ofrimi i shërbimit “Tirana Free wiFi”, një nismë e cila bën të mundur aksesimin falas të internetit në ambjentet publike të qytetit.

 

Me këtë projekt të ri harta e hapësirave publike ku ofrohet shërbimi Wi-Fi falas del përtej Unazës së Vogël të Tiranës duke përfshirë  zonën e Astirit, Kombinatin, Kinostudion e Kopshtin Zoologjik, raporton SCAN.

 

Hapësirat publike ku aktualisht ofrohet shërbimi Wi-Fi

– Sheshi “Europa”

-Parku “Rinia”

-Parku “7 Xhuxhat”

-Stadiumi “Dinamo”

-Lulishtja “3 Vëllezërit Frashëri”

-Parku pranë Presidencës

 

-Sheshi “Nënë Tereza” pranë Universitetit Politeknik dhe Rektoratit

-Sheshi “Shtraus”, Xhamlliku

-Pedonale “Murat Toptani”

-Parku Përballë Parlamentit

-Bulevardi “Zogu I”

-Bulevardi i Ri

-Parku i Lojërave, Fusha e Aviacionit

 

Hapësirat publike ku do të zgjerohet ofrimi i shërbimit Wi-Fi

-Parku i lojrave në Astir

-Lulishte rreth Piramidës

-Diga e Liqenit

-Kopshti Zoologjik

-Sheshi Rekreativ Tika (Sauk)

 

-Godinat e studentëve tek Fakulteti Inxhinierisë së Ndërtimit

-Terminali i Autobusëve Ndërkombëtar

-Parku Helen tek Liqeni Farkës

-Terminali Lindor i autobusëve

-Terminali Verior i autobusëve

 

-Kinostudio/rrethrrotullimi Klan

-Fusha tek “Ali Demi”

-Fusha e Aviacionit (zgjerim)

-Busti i Adem Jasharit, Rruga e Durrësit/Ambasadat

-Lulishtja Kombinat./Burimi: Scan


Më të lexuarat