Secondary Adv

Rama ne Bradashesh, shperndahen falas certifikatat e pronesise per 1800 fermere

Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë në Bradashesh të Elbasanit, ku ka dhënë certifikatat për tokat bujqësore, Në fjalën e mbajtur, kryeministri tha se qeveria ka bërë një sërë investimesh për bujqësinë dhe kjo është e dukshme.

 

Veç kësaj ai deklaroi se sot të gjithë ata që e kanë punuar tokën prej vitesh më në fund janë pronarë të saj. Sipas tij, sot për të marrë certifikatën e pronësisë mjaftojnë dy dokumente dhe procedurat e tjera i bën bashkia.“1800 familje ishin me sytë nga qielli se e kishin të pamundur të shfrytëzonin tokën. Duke filluar nga ky sezon do të kenë mundësi që të punojnë tokën dhe janë me qindra e mijëra kanale vaditëse që futen në funksion, falë mbështetjes së qeverisë për bashkitë e reja.Paralelisht me këtë operacion të madh për të rritur sipërfaqen e tokës së bukës, duke çuar ujin, ne kemi ndërtuar dhe futur në funksion një fond garancie për kreditimin e fermerëve. Kush do të investojë më shumë për fermën e vet apo për të zgjerua sipërfaqen mund të përfitojë kredi me interesa shumë të favorshme.

 

Në fund të qershorit do hapim 5 zyrat e para të konsulencës për fermerët. Do të jetë qeveria ajo që do të bëjë ndërmjetësimin me bankën.Këto mbeten pa asnjë bazë nëse nuk është pronësia mbi tokën. Ka qenë një zotim tjetër i yni që t’i japim një zgjidhje familjeve që kanë tokë në fshat që e punojnë, por nuk e zotërojnë. U kemi dhënë certifikatën për pronën, duke i kthyer nga zotërues të saj në pronarë.Sot është bashkia, e cila sot ka nevojë për ju dhe vetëm për dy dokumente, aktin e marrjes në zotërim të përkohshëm të pronës dhe kërkesën. Të gjitha procedurat e tjera bëhen nga ky institucion.Realizmi brenda një viti i një ëndrre që nuk u realizua për një 25 vjet është një lajm i mirë.”, deklaroi kryeministri Rama.


Më të lexuarat