Secondary Adv

Hamasi: Jemi afer nje marreveshjeje per armepushim me Izraelin

Ndërkohë që lufta, mbetet në agjendën kryesore të botës, lideri i Hamasit theu heshtjen.

 

Një deklaratë e jashtëzakonshme për një marrëveshje armëpushimi erdhi nga lideri i Hamasit.

 

“Ne jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për një armëpushim me Izraelin”, tha sot në Telegram një nga liderët e Hamasit, Ismail Haniyeh.

 

Zyrtarët e Hamasit i thanë transmetuesit Al Jazeera se detajet e armëpushimit do të njoftohen kur të finalizohet nga ndërmjetësit e Katarit.

 

Negociatorët nën ndërmjetësimin e Katarit po negociojnë për të nënshkruar një marrëveshje që do të lejojë lirimin e rreth 240 të burgosurve, kryesisht izraelitë, të kapur më 7 tetor dhe një armëpushim në Gaza, ku më shumë se 13 mijë njerëz u vranë në sulmet izraelite.

 

Thuhet se në tavolinë është edhe lirimi i disa palestinezëve, përfshirë gra dhe fëmijë, nga burgjet izraelite.

 

Të hënën, presidenti amerikan Biden tha se besonte se një marrëveshje për lirimin e pengjeve ishte afër.

 

Ndërkaq 17 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e kaluar në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Gazës.

 

Sipas mediave palestineze, viktimat përfshijnë gjithashtu gra dhe fëmijë.

 

Tre trupa u nxorën nga rrënojat pasi forcat izraelite goditën një ndërtesë banimi në Jabalia, në veri të Gazës, ndërsa disa njerëz ishin ende të bllokuar nën ndërtesën e shembur./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat