Secondary Adv

Raporti i BERZH: Shqiperia rezultatet me te mira ne sherbimet online

Shqipëria ka pasur avancimin më të shpejtë në rajon për rritjen e shërbimeve online.

 

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vlerësuar treguesit e arritur nga Shqipëria për një ekonomi gjithë përfshirëse.

 

Në raportin e fundit “Tranzicioni 2023-2024”, BERZH thekson se gjatë periudhës 2016-2023, vlerësimi për Shqipërinë u rrit në 5.22 pikë, nga 5.08 që ishte në 2022,  dhe  4.63 në 2016.

 

Në Shqipëri dhe Mal të Zi, sipas Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim këto përmirësime janë nxitur kryesisht nga aksesi më i madh në shërbimet e internetit dhe aftësitë dixhitale.

 

Aktualisht Shqipëria ofron pjesën më të madhe të shërbimeve online duke ulur burokracitë dhe kostot për bizneset dhe për qytetarët.

 

BERZH shton se rezultatet e gjithprfshirjes në tërësi kanë tendencë të rriten më tej për shkak të gjithprfshirjes më të madhe financiare, zhvillimit të kapitalit njerëzor dhe përmirësimet në infrastrukturën e tregtisë dhe transportit.

 

Gjatë periudhës 2016-23, pothuajse të gjitha ekonomitë në rajonet e BERZH-it kanë përmirësuar rezultatet e tyre të përfshirjes, por në raport thuhet se përmirësimet më të rëndësishme vihen re në Shqipëri, Estoni, Kazakistan, Letoni dhe Mali i Zi./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat