Secondary Adv

Projekti 51.6 mln USD per urat, ARRSH nis kerkimin e konsulenteve

ARRSH ka nisur tashmë kërkimin për konsulentët që do hartojnë studimet e fizibilitetit për një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore në vend që po mbështetet nga BB.

 

ARRSH njoftoi se është në pritje të shprehjes së interesit nga kompanitë përpara nisjes së projektit me vlerë 51.6 milionë euro ku në total do të jenë dy studime sipas grupeve që janë ndarë urat nga specifikat që ka secila prej tyre. Afati për shprehjen e interesit është lënë deri më datë 6 dhjetor.

 

Sipas dokumenteve shërbimet e konsulencës që do të ofrohen do të përbëhen nga një sërë aktivitetesh të tilla si:

▪ Vrojtim i thelluar i gjendjes së Urave të Grupit A dhe B.

 

▪ Përgatitja e Studimit të Fizibilitetit dhe Dizajnit Paraprak të Detajuar bazuar në Vlerësimet e Ndikimit Teknik, Ekonomik dhe Mjedisor dhe Social.

▪ Përgatitja e Projektimeve Inxhinierike Detaje për Urat e Grupit A dhe B

▪ Përgatitja e dokumenteve të tenderit për punimet e ndërtimit në grupin Urave A dhe B

 

Urat sipas grupeve në projekt

ARRSH ka specifikuar se në grupin A të urave janë ajo e Klosit në Dibër, Karica gjithashtu në Dibër, Ura Uzina në Rubik qarku Lezhë dhe Ura e Murrashit në Elbasan.

 

Në grupin e dytë të urave ku janë ato të klasifikuara si B bëjnë pjesë Ura në hyrje në Selenicë, në Vlorë si dhe Ura e Drashovicës po në Vlorë. Të tjerat janë ura që ndodhen në zonën e Korçës të tilla si Ura e Turanit, e Drithasit, dhe katër ura në pjesën e Selenicës.

 

Në total 8 ura për ndërhyrje. Sipas dokumenteve kompania konsulente pritet të kryejë shërbimet e kërkuara brenda një afati maksimal prej gjashtë (6) muaj duke ofruar përpjekje të nivelit të përafërt prej tridhjetë e dy (32) njerëz/muaj për stafin thelbësor dhe tetë (8) persona/muaj për personelin jo esencial.

 

Data e synuar e fillimit është Marsi 2024, në varësi të përfundimit të procedurës së dhënies së kontratës së shërbimit./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/projekti-51-6-milione-usd-per-urat-arrsh-nis-kerkimin-e-konsulenteve-per-fizibilitetin/


Më të lexuarat