Secondary Adv

Shqiperia terhiqet nga taksa progresive mbi karbonin

Edhe pse qeveria ka dërguar për miratim në Kuvend një projektligj, që përcakton rritjen graduale të taksës së karbonit nga 1 janari, Komisioni i Ekonomisë nuk i ka hapur rrugë kësaj iniciative.

 

Pjesë e industrive, për të cilat parashikohet të aplikohet kjo taksë janë edhe industritë si ajo e çimentos dhe e çelikut, të cilat zënë pjesën më të madhe të përdorimit të qymyrgurit në Shqipëri, si lëndë djegëse për aktivitetin e tyre.

 

Eni Zake, Deputete e PS: “Projektligji parashikon taksë progresive për karbonin. Qëllimi nuk është vendosja e taksës, por dekurajimi i këtyre lëndëve djegëse.

 

Por është e paqarte sa do të jetë impakti real dhe sa kohë do ti duhet industrisë që merret me konsumimin e kësaj lende për t’u atashuar në forma të tjera konsumi.

 

Sipas raportit te BB, është përcaktuar vetëm për karbonin por nuk është e qartë që pse nuk është vendosur për produkte të tjera. Projektligji ligji penalizon disa ndërmarrje dhe sjell ulje të konkurruesmërisë.

 

Për këtë arsye s’jemi të bindur pa pasur një studim real të impaktit dhe nëse do ketë skema mbështetëse qe do ti ndihmojë prodhuesit për të kaluar në forma të tjera. Pr.ligji të kalojë serish për konsultim”.

 

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi ka theksuar se kompanitë duhen incentivuar fillimisht që të gjejnë burime alternative për më pak emetime të karbonit në ambient dhe më pas të mendohet vendosja e një takse.

 

“BE ka vendosur që në 2026 të paguhet taksë për ton çlirimi të karbonit. Për të ndaluar përdorimin e qymyrit, do duhet që kompanitë të gjejnë burime alternative që ndosin më pak dhe për këtë duhet të bëjnë investime. Kompanitë duhen incentivuar dhe u duhet dhënë kohë”.

 

Komisioni ka diskutuar edhe mbi kufizimin e vendosur për rritjen e akcizës për disa produkte, një iniciative që pritet të mbajë nën kontroll çmimet dhe kryesisht ato të hidrokarbureve.

 

Nga ana tjetër heqja e TVSH-së për importin e koshereve të bletëve dhe bletëve për pjalmim, insekteve të dobishme dhe për një kategori bagëtish, është vlerësuar si masë e rëndësishme ndihmuese për sektorin.

 

Paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikohet të miratohet nen për nen në komision më 30 nëntor./Burimi: SCAN TV


Më të lexuarat